Mbrëmë përballja mes klubit të basketbollit Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, në të cilën ky i fundit ka shënuar fitore me epërsi të thellë prej 14 pikëve.
Pas afro 48 minutave lojë të zhvilluara në palestrën “Minatori”, Ylli e ka mposhtur me rezultat 60:46 Trepçën, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për finalen e dytë të playoff-it të Superligës së Kosovës.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte vendimtare për këtë takim, ku Ylli kryesoi në çerekun e parë me shifrat 22:6, kurse çerekun e dytë e mbylli me rezultat 17:12.
Pjesën e dytë të ndeshjes e filluan më mirë mitrovicasit, ku çerekun e tretë e mbyllën me shifrat 15:11 në favorin e tyre, kurse në çerekun e fundit kishin epërsi prej tre pikëve, respektivisht 13:10.
Por, pjesa e dytë e ndeshjes nuk mjaftoi që Trepça ta siguroj fitoren si vendase, pasi që mposhtet me shifrat 60:46 nga Ylli.
Më i miri i ndeshjes ishte Andrew Gordon, i Trepçës me 15 pikë e nëntë kërcime, kurse më i dalluari te Ylli ishte Henrik Sirko me 13 pikë, katër kërcime e dy asistime.
Rezultatin final është 60:46 në favor të Yllit. /UBTNews/