UBT News

Ylli kinez i tenisit akuzon ish-liderin e lartë të Partisë Komuniste për sulm seksual

Pretendimi bombastik i një ylli kinez të tenisit kundër një ish-udhëheqësi të shtetit është cenzuruar pothuajse plotësisht, pasiqë autoritetet atje përpiqen të fshijnë çdo përmendje të një skandali politikisht të ndjeshëm që mund të ketë jehonë në internet, përcjell UBT News.

Peng Shuai, 35 vjeçare, një ish-kampione e Wimbledon dhe French Open, të martën akuzoi zëvendëskryeministrin në pension Zhang Gaoli për presion ndaj saj për të kryer marrëdhënie seksuale, sipas një postimi (tani i fshirë) nga llogaria e verifikuar e Peng në Weibo, rrjet social i ngjashëm me Twitter që përdoret në Kinë.

Megjithatë pas këtij pretendimi ajo nuk i’u është përgjigjur mediave për ndonjë koment në mënyrë që të verifikohet postimi i saj.

Në postimin, i cili lexohet si një letër e hapur për Zhang, ajo pretendon një lidhje gjatë një periudhe të ndërprerë që zgjati të paktën 10 vjet. Peng thotë se i hapi zemrën Zhang, i cili tani është 75 vjeç.
“Nuk mund ta përshkruaj se sa e neveritur isha dhe sa herë e pyeta veten a jam akoma një njeri? Ndihem si një kufomë në këmbë. Çdo ditë aktroja, kush jam unë në të vërtetë?”

Fushata e re e Kinës #MeToo ka pasur target akademikët dhe të famshëm. Por kjo është hera e parë që arrin në nivelet më të larta të Partisë Komuniste.

Ndërsa pretendimet e Peng bënë bujë në internet, censura filloi me një shpejtësi dhe egërsi të paparë si në asnjë nga rastet e mëparshme të kësaj fushate.

Postimi i saj i gjatë, i publikuar pak pas orës 22:00 të martën, u fshi në më pak se 30 minuta. Pamjet e tij fillimisht kishin qarkulluar gjerësisht nëpër mediat sociale dhe në grupet e bisedave private, por së shpejti ato u censuruan gjithashtu, së bashku me postimet që diskutonin rastin.

Llogaria e tenistes, e cila ka më shumë se gjysmë milioni ndjekës, është bllokuar nga kërkimet. Të gjitha seksionet e komenteve nën postimet e saj të mëparshme janë mbyllur gjithashtu./UBTNews/

Exit mobile version