Ylli i futbollit nga Koreja e Jugut, Son Heung-Min, ka zgjatur kontratën e tij me skuadrën angleze Tottenham Hotspur deri në vitin 2025, njoftoi klubi, transmeton Anadolu Agnecy (AA).
“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë se Heung-Min Son ka nënshkruar një kontratë të re katërvjeçare me klubin, e cila do të zgjasë deri në vitin 2025”, tha ekipi i Premierligës së Anglisë.
Pasi u bashkua me Tottenham-in në vitin 2015 nga klubi gjerman Bayer Leverkusen, Son ka shënuar 107 gola dhe 64 asistime në 280 ndeshje për ekipin e tij.
Anësori 29-vjeçar shënoi 22 gola në 51 paraqitje gjatë sezonit 2020-2021.