UBT News

Ylli i TikTokut bën kërkesë për divorc, martesa e saj ishte sekrete për vite

Ylli i Tiktokut, Bella Poarch ka bërë kërkesë për t’u divorcuar nga bashkëshorti i saj, të cilin e ka mbajtur aq sekret saqë fansat nuk e kishin idenë se ajo ishte e martuar.

TMZ ishte e para që raportoi për kërkesen e yllit.

Ndonëse Bella ndan jetën e saj me mbi 92 milionë ndjekës në TikTok, martesa ka qenë një surprizë e madhe për fansat.

Bukuroshja nuk është parë asnjëherë me ndonjë unazë martese apo me ndonjë burrë në ndonjë event publik apo dalje të saj.

Bashkëshorti i saj quhet Tyler Poarch, dhe sipas dosjes së siguruar nga TMZ, Bella përmendi “dallimet e tyre” si arsyen që quan deri tek kërkesa për divorc./UBTNews/

Exit mobile version