UBT News

Ylli i TikTok-ut debuton në film, publikohet traileri

Netflix ka lansuar trailerin e parë të filmit “He’s All That” me protagoniste yllin e TikTok-ut, Addison Rae.

Filmi është ripërpunim i komedisë së vitit 1999, “She’s All That”, ku thjeshtë ndërron gjinia e protagonistëve, dhe e rrëfën historinë e një tinejxhereje të quajtur Padgett, e cila është shumë e famshme në shkollën e saj dhe në rrjete sociale, por përballet me një ndarje turpëruese nga i dashuri dhe kështu përfundon duke iu futur një sfide jo të lehtë, për ta rifituar reputacionin e saj.

He's All That | Addison Rae & Tanner Buchanan | Official Trailer | Netflix

“He’s All That” do të lansohet më 27 gusht në Netflix. Addison dhe kasta tjetër e aktorëve konfirmoi lajmin në TikTok, teksa mbanin një pankartë në dorë me datën e lansimit./UBTNews

Exit mobile version