UBT News

Ylli i TikTok-ut akuzohet për vrasjen e gruas pasi dyshonte se ajo e tradhëtoi

Ali Abulaban dyshohet se ia ka rrëfyer ngjarjen nënës së tij dhe policisë pas të shtënave, transmeton UBT News.

Një yll i TikTok-ut është akuzuar se ka spiunuar gruan e tij të larguar, Ana Abulaban, përpara se ta qëllonte për vdekje atë dhe një burrë me të cilin mendonte se ajo po e tradhtonte.

Ali Abulaban është akuzuar me dy akuza për vrasje të shkallës së parë, sipas të dhënave të burgut të marra nga revista PEOPLE.

Sipas prokurorëve, Abulaban, i cili numëron gati një milion ndjekës në TikTok, kishte jetuar në një hotel dhe përndjekte gruan e tij që kur ajo i tha të largohej nga apartamenti më 18 tetor.

Të enjten, Abulaban dyshohet se u fut përsëri në apartament ndërsa gruaja e tij ishte jashtë dhe shkarkoi një aplikacion me një pajisje dëgjimi në iPad-in e vajzës së tij 5-vjeçare që ishte lënë në një dhomë gjumi. Ai gjithashtu akuzohet se kishte shkatërruar apartamentin përpara se të largohej fshehurazi, raporton Los Angeles Times, përcjell UBT News.

Brast tha se Abulaban besonte se gruaja e tij e kishte tradhtuar.

Ali dhe Ana Abulaban.

Abulaban disa orë më vonë dëgjoi gruan e tij duke folur me një burrë tjetër. I zemëruar, ai u kthye përsëri në apartament, ku dyshohet se hapi zjarr ndaj Barron, duke e qëlluar atë tre herë kurse gruan e tij në kokë.

Ai më pas dyshohet se thirri nënën e tij përpara se të merrte vajzën e tij nga shkolla, transmeton UBT News.

Kjo nuk ishte hera e parë që Abulaban kishte qenë i dhunshëm ndaj gruas së tij. Sipas Brast, ajo paraqiti një kallëzim në polici kundër burrit të saj muajin e kaluar pasi ai dyshohet se e kishte shtyer dhe lënduar./UBTNews/

Exit mobile version