UBT News

Ylli i ‘The Vampire Diaries”, Paul Wesley, ndahet nga gruaja e tij pas 3 vitesh martesë

Ylli i “The Vampire Diaries”, Paul Wesley dhe gruaja e tij, Ines de Ramon, janë ndarë pas tre vitesh martesë dhe po jetojnë të ndarë, sipas People.

“Vendimi për t’u ndarë është i ndërsjellë dhe ka ndodhur pesë muaj më parë”, tha një përfaqësues i çiftit për gazetën. “Ata kërkojnë privatësi në këtë kohë”.

Wesley u lidh për herë të parë me tregtaren e bizhuterive në vitin 2018, kur ata u panë të kapur për dore gjatë një takimi.

Ata e bënë zyrtare lidhjen e tyre në Instagram një muaj më vonë teksa merrnin pjesë në një dasmë.

Aktori i “Fallen”, 40 vjeç dhe de Ramon, 29 vjeç, u martuan në vitin 2019 dhe patën një dasmë private. Lajmet për dasmën e tyre nuk dolën deri sa u panë me unaza martese muaj më vonë.

Thashethemet për ndarjen e çiftit filluan të qarkullonin muajin e kaluar kur Wesley u pa duke u shoqëruar me modelen Natalie Kuckenburg në Nju Jork – pa unazën e tij./UBTNews/

Exit mobile version