UBT News

Ylli i tenisit i Ukrainës, Kostyuk nuk do të shtrëngojë duart me lojtarët rusë dhe bjellorusë

Ndërkohë që sulmet ruse po vazhdojnë të godasin vendin e saj, tenistja numër dy e Ukrainës, Marta Kostyuk thotë se nuk do të shtrëngojë duart me rivalët e turneut nga Rusia dhe Bjellorusia, të cilët mendon se nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta kundërshtuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

20-vjeçarja me origjinë nga Kievi ‘pushtoi’ titujt e mediave vitin e kaluar kur refuzoi shtrëngimin e zakonshëm të duarve para lojës me ish-numrin një të botës, Victoria Azarenka, pasi bjellorusja e mundi atë në US Open.

Bjellorusia po përdoret si një terren kyç për luftën e Rusisë në Ukrainë, të cilën Moska e quan një “operacion special”./UBTNews/

Exit mobile version