Pasi shkëlqeu në një nga serialet më të njohura të Netflixit, në “Squid Game”, Park Hae-soo po kthehet me një projekt të ri në Netflix.
Aktori 40-vjeçar, që luajti rolin e Cho Sang-woo në “Squid Game”, nënshkroi marrëveshje për seri të reja, në rikrijimin e “Money Heist”.
Lajmi për rikrijimin e serialit spanjoll “Money Heist” nga koreanët u bë i ditur në nëntor të vitit 2020, ndonëse nuk dihet data e lansimit.
Seriali origjinal “Money Heist” rrëfeu ngjarjen e një grupi të pazakontë hajdutësh që kryen grabitjen më të madhe në historinë spanjolle, duke vjedhur 2.4 milionë euro nga Mint Royal në Spanjë.
Ky serial ka pesë sezone./UBTNews