UBT News

Ylli i “Squid Game” beson se ky serial mund të bëhet një realitet i tmerrshëm!

Ylli i serialit “Squid Game” pohon se premisa e tmerrshme e këtij seriali mund të bëhet realitet.

Në “Squid Game”, një grup prej 456 personash, në borxhe dhe të dëshpëruar, joshen në një lojë mbijetese, ku ata kanë mundësinë të largohen me 45.6 miliardë won (39 milionë dollarë) nëse fitojnë një seri prej gjashtë lojërash.

Dhe aktori Wi Ha-Joon, që luan rolin e policit Hwang Jun-Ho në serial, i tha gazetës The Sun se ai beson që koncepti mund të realizohet “nëse konkurrenca ekstreme dhe dhe hendeku i pasurisë së shoqërisë sonë vazhdojnë”.

“Por shpresoj se nuk do të ndodhë kurrë”, deklaroi ai.

Wi, 30-vjeçar, beson se frika e shoqërisë ndaj COVID-19 ka ndikuar në popullaritetin e madh të serialit.

“Unë mendoj se njerëzit po lidhen me mesazhin e “Squid Game” dhe po zhyten në historimë e filmit sepse bota është e trazuar për shkak të COVID-19”, deklaroi ai më tej.

Aktori beson se ky serial “iu ofron njerëzve rehatinë dhe argëtimin që ju nevojitej” gjatë pandemisë./UBTNews

Exit mobile version