Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde mund të përballet me një pezullim prej 12 ndeshjeve për shkak se e kishte grushtuar lojtarin e Villarrealit, Alex Baena, pas ndeshjes së La Ligas në fillim të këtij muaji.
Valverde pritej që ta shmangte pezullimin, pasi që as Villarreali e as lojtari nuk e raportuan incidentin në Federatën e Futbollit Spanjoll, pavarësisht se kishin ngritur akuza.
Sidoqoftë, sipas “The Athletic”, Komiteti i Garave i Federatës së Spanjës, i cili është një organ i pavarur disiplinor, do të hetojë këtë çështje.
Valverde dhe Baena do të intervistohen nga Komiteti i Garave i federatës spanjolle dhe do t’u kërkohet të shpjegojnë ngjarjet që ndodhën pas humbjes 3:2 të Realit nga Villarreali.
Nëse shpallet fajtor, Valverde do të dënohet me suspendim, i cili mund të jetë nga katër deri në maksimumin prej 12 ndeshjeve.