Aktori i Prison Break, Wentworth Miller, ka treguar se është diagnostikuar me autizëm si një i rritur.
49 vjeçari tregoi se diagnoza zyrtare erdhi si një “tronditje” për të, edhe pse ai vetë kishte spekuluar më parë se ai mund të kishte autizëm, raporton Independent, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo vjeshtë shënon 1 vit që kur kam marrë diagnozën time joformale të autizmit. Ishte një proces i gjatë, me të meta, që kishte nevojë për azhurnim. Unë jam një burrë në moshë mesatare. Jo një 5 vjeçar”, shkroi ai në instagram.
“Unë nuk di sa duhet për autizmin. Ka shumë për të ditur. Tani për tani puna ime duket sikur evoluon mirëkuptimin tim”.
Wentworth u nominua për çmimin Golden Globe, për interpretimin e tij në Prison Break. Ai gjithashtu ka luajtur në The Flash, Madam Secretary dhe DC’s Legends of Tomorrow.