Portieri i Newcastle, Martin Dubravka, refuzoi në minutë të fundit një huazim te Manchester United.
Nga mediat angleze bëhet me dije se Dubravka iu ofrua United si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi, e cila do të bënte që Dean Henderson të bashkohej me Newcastle në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Henderson ka luftuar për mundësitë e aktivizimit te ekipi i parë këtë sezon, me portierin e parë David De Gea që duket në formë të mirë.
Trajneri i përkohshëm i United, Ralf Rangnick së fundmi konfirmoi se Henderson kishte dorëzuar një kërkesë për transferim ishte i prirur në kërkim të sa më shumë kohe në dispozicion.
Megjithatë, një lëvizje në St James’ Park dështoi të materializohej për anglezin, me Dubravka që nuk dëshironte ta zëvendësonte atë si ndihmës te De Gea.
Dubvraka luajti për Neëcastle të martën mbrëma, teksa mundën me rezultatin 3-1 Evertonin.
Henderson, ndërkohë, bëri vetëm paraqitjen e tij të tretë të sezonit të premten, pasi United u eliminua nga FA Cup nga Middlesbrough në raundin e katërt.
Pasi koha shtesë përfundoi pa gola, Henderson nuk ishte në gjendje të priste asnjë nga penalltitë e Middlesbrough. Më pas ai u rikthye në stol për ndeshjen e së martës kundër Burnley-t, me De Gean që u kthye në ekip për barazimin 1-1 ndaj Burnley.
Henderson mund të mos luajë më në ekipin e parë këtë sezon, me United të eliminuar nga të dyja garat e kupave vendase.