UBT News

Ylli i Kosovës transferohet te Young Boys

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Donat Rudhani ka kompletuar sot transferimin e tij te gjiganti zviceran, BSC Young Boys. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, ndërsa ka njoftuar se mesfushori kosovar ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Young Boys.

Rudhani largohet nga skuadra e FC Aarau dhe i bashkohet Young Boys deri në vitin 2026, ndërsa njoftimin e gjigantit zviceran e gjeni më poshtë.

“BSC Young Boys ka kënaqësinë të njoftojë një tjetër transferim. Nga mesfushori i FC Aarau, Donat Rrudhani, po kalon te Young Boys, 23-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare deri në verën e vitit 2026. Donat Rrudhani vjen nga Kosova, për kombëtaren e së cilës u përdor dy herë në verën e vitit 2021. Si adoleshent ka luajtur në Francë te Langres, Troyes dhe Brunstatt në Alsace. Në verën e vitit 2017, Rudhani iu bashkua FC Timau Basel, ndërsa një vit më vonë te Black Stars Basel, ku me arritjet e tij kontribuoi ndjeshëm në ligën e promovimit, ai shënoi 15 gola në 25 ndeshje”, shkruante në njoftimin e YB në Facebook.

Exit mobile version