Federata e Futbollit e Kosovës bashkë me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 34-të në BKT Superligë i takoi portierit në radhët e FC Dukagjinit, Altik Muhaxhiri. Kjo është java e dytë radhazi që ky çmim shkon në duart e portierëve.
Altik Muhaxhiri ka qenë përcaktues në arkëtimin e një pike shumë të rëndësishme për KF Dukagjini (Klinë) si mysafir ndaj Dritës së Gjilanit. Ai përveç që pati disa intervenime gjatë këtij ballafaqimi, arriti ta presë edhe gjuajtjen e Marko Simonovskit nga penalltia, duke u shndërruar në hero të tifozëve të skuadrës nga Klina.
Dukagjini është duke luftuar për t’iu shmangur pozitës që dërgon në barazh dhe aktualisht mban pozitën e gjashtë, me 46 pikë, dy më shumë se rivalët direkte Drenica dhe Malisheva./UBTNews/