Ylli i Interit, Marcelo Brozovic, ka lëshuar një mesazh në Instagram, përmes të cilit po aludohet se është shumë afër largimit nga Interi.
Reprezentuesi kroat kërkohet nga Al-Nassr dhe Barcelona dhe klubi arab besohet se e ka ngritur ofertën e tyre në 18 milionë euro pasi oferta e parë prej 15 milionë eurove u refuzua nga gjigantët e Serisë A.
Reprezentuesi kroat postoi një foto në profilin e tij të mërkurën në mëngjes duke sugjeruar se zhvillime të reja janë duke ndodhur.
Sipas “Calciomercato.com”, propozimi nga Arabia Saudite është edhe më i lartë rreth 22 milionë euro plus shtesat, afër çmimit të kërkuar prej 25 milion nga Interi.
Brozovic thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje me përfitime rreth20 milionë euro në vit me Al-Nassrn.