UBT News

Ylli i “Hulk” i bashkohet thirrjes që të pasurit të taksohen më shumë

Aktori amerikan Mark Ruffalo të martën iu bashkua thirrjes së mbi 150 njerëzve të pasur për qeveritë të cilët kërkojnë që kjo e fundit t’i taksojë më shumë, ndërsa elitat globale dhe politikëbërësit u takuan në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

“Ndërsa bota ka kaluar një sasi të madhe vuajtjesh në dy vitet e fundit, ne në fakt kemi parë rritjen e pasurisë sonë gjatë pandemisë – megjithatë pak nga ne mund të thonë sinqerisht se ne paguajmë pjesën tonë të drejtë në taksa”, u lexua në letër.

Grupi Patriotic Millionaires tha se kishte rritur numrin e nënshkruesve në mbi 150 deri në maj, nga 100 në janar.

Kryetari i saj Morris Pearl, një ish-drejtor menaxhues në BlackRock, u zotua në një deklaratë të “vazhdojë t’u bëjë presion udhëheqësve globalë që t’i kushtojnë vëmendje thirrjes sonë: taksoni të pasurit para se të jetë tepër vonë”./UBTNews/

Exit mobile version