“The Mountain”, ylli i “Game Of Thrones”, emri i të cilit është Hafþór Júlíus Björnsson, pas përkushtimit në palestër, ka arritur të humbasë 60 kilogramë dhe tashmë është i përqendruar te karriera e tij si boksier.
Ai publikoi së fundmi foto në profilin e tij në Instagram ku duket qartë rënia në peshë. Nga 205 kilogramë, në 155 kilogramë”, ka shkruar ai bashkëngjitur fotove.
32-vjeçari, i cili është i gjatë 2 metra e 6 centimetra, mori me mijëra komente mbështetëse pas postimit të tij.
Hafþór Júlíus Björnsson është shpallur për 10 vite radhazi si “njeriu më i fortë i Islandës”, ndërsa nëntorin e kaluar bëri të ditur se nuk do të marrë më pjesë në këtë kompeticion dhe tashmë ka nisur karrierën si boksier.