Ylli i “Friendsit”, James Michael Tyler tha se është në fazën e katërt të kancerit të prostatës.
Në një intervistë me NBC, 59-vjeçari zbuloi se u diagnostikua në shtator të vitit 2018, pas një ekzaminimi rutinor.
Kanceri është përhapur në eshtrat e aktorit dhe ai nuk mund të ecë më. Ai është në kimioterapi.

Meqë nuk kishte arritur të bënte një test gjatë pandemisë, kanceri iu përhap në eshtra, dhe tani është në fazën e katërt.
“Faza e fundit e kancerit. Kështu që ju e dini, do të më vrasë”, deklaroi ai.
Muajin e kaluar, Tyler u shfaq përmes Zoom-it në ribashkimin e “Friends”./UBTNews