Matthew Perry është ndarë nga e fejuara e tij Molly Hurwitz.
Ylli i ‘Friends’ e përfundoi fejesën e tij pas tre vitesh lidhje dhe shtatë muaj pasi ai bëri të ditur për publikun. Në një deklaratë për revistën People, ai tha: “Ndonjëherë gjërat thjesht nuk funksionojnë dhe kjo ishte njëra prej tyre. Unë i uroj Molly-t më të mirën.”
Aktori 51-vjeçar dhe Molly, 29 vjeç, filluan të takoheshin në 2018, dhe dy vjet më vonë Matthew njoftoi se çifti do të martohej. Ai tha në atë kohë: “Vendosa të fejohem. Për fat të mirë, rastësisht ndodhi të dilja me gruan më të mrekullueshme në planet”.
Pak para fejesës së tyre, ish çifti u raportua të ishte ndarë pasi burimet raportuan se ata kishin ndarë rrugët në maj të vitit të kaluar.
Një burim tha: “Ndarja ndodhi kohët e fundit. Ishte shumë miqësore, por ata të dy kanë vendosur të vazhdojnë rrugët e tyre të ndara”.
Nuk dihet nëse çifti u nda, por u ribashkuan para se të fejoheshin, ose nëse thashethemet e ndarjes ishin të rreme, por miqtë e çiftit kishin këmbëngulur se ai kishte gjetur të duhurën tek Molly.
Matthew dhe Molly dolën publikisht me romancën e tyre në dhjetor 2019, kur u zbulua se ata ishin “fshehurazi” së bashku për disa kohë./UBTNews