22-vjeçari francez është duke refuzuar rinovimin e kontratës me gjigantin e Ligës 1 të Francës.
Sulmuesi brazilian i Evertonit, Richarlison, është zgjedhja e vetme për ta zëvendësuar Kylian Mbappe te Paris Saint-Germain, nëse ky i fundit largohet drejt Real Madridit këtë javë, raporton “Eurosport”.
Ylli brazilian ka treguar paraqitje tejet të mira në Kupën e Amerikës dhe në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, kështu duke tërhequr vëmendjen e krerëve të PSG-së, përcjell KosovaPress.
PSG dhe Everton kanë një histori të mirë marrëveshjesh mes tyre, pasi që vitin e kaluar gjiganti francez e mori në huazim Moise Kean nga skuadra angleze, ndërsa në vitin 2019 transferuan mesfushorin Idrissa Gueye.
Sezonin 2020/21, Richarlison kishte 40 paraqitje në të gjitha garat për Evertonin, duke regjistruar 13 gola dhe tri asistime.
Everton e vlerëson sulmuesin 24-vjeçar rreth 60 milionë euro, shumë të cilën duhet ta paguajë PSG nëse dëshiron të sigurojë shërbimet e Richarlison.