UBT News

Ylli i Euphoria, Angus Cloud, vdes në moshën 25-vjeçare – një javë pasi varrosi të atin

Familja e Cloud thotë se ai po luftonte me shëndetin e tij mendor dhe shpresojnë që vdekja e tij të i’u kujtojë njerëzve se nuk duhet të vuajnë në heshtje.

25-vjeçari thuhet se kishte pasur vështirësi pasi varrosi të atin në Irlandë javën e kaluar.

Cloud luajti tregtarin e drogës Fezco në 17 episode të dramës hit të HBO, së bashku me Zendayan dhe Hunter Schafer.

Një deklaratë e familjes thoshte: “Shumë të dëshpëruar që na u desh t’i themi lamtumirë një njeriu të jashtëzakonshëm sot.

Si artist, mik, vëlla dhe djalë, Angus ishte i veçantë për të gjithë ne në shumë mënyra.

Javën e kaluar ai varrosi babanë e tij dhe luftoi intensivisht me këtë humbje.

I vetmi ngushëllim që kemi është se dimë që Angus tani është ribashkuar me babanë e tij, i cili ishte shoku i tij më i mirë”.

Deklarata shtoi: “Angus ishte i hapur për betejën e tij me shëndetin mendor dhe ne shpresojmë që vdekja e tij mund të jetë një kujtesë për të tjerët se ata nuk janë vetëm dhe nuk duhet ta luftojnë këtë vetë në heshtje.

“Shpresojmë që bota ta kujtojë atë për humorin, të qeshurën dhe dashurinë e tij për të gjithë. Ne kërkojmë privatësi në këtë kohë pasi jemi ende duke e përpunuar këtë humbje shkatërruese”.

TMZ raportoi se nëna e Cloud kishte telefonuar policinë të hënën për një “mbidozë të mundshme”.

Shërbimet e urgjencës i thanë NBC News se ata u thirrën rreth orës 11:30 të mëngjesit, por “pacienti kishte vdekur” kur ata mbërritën.

Ata thanë se shkaku i vdekjes nuk dihet aktualisht./UBTNews/

Exit mobile version