Mbrojtësi i Chelseat, Wesley Fofana, i është nënshtruar një operacioni në ligamentin e kryqëzuar të përparmë, i cili pritet ta lë atë jashtë fushave për disa muaj.
22 vjeçari nuk udhëtoi me skuadrën e Chelseat në një turne parasezonal në Amerikë për të pasur vlerësime mjekësore të specializuara.
Chelsea më pas e konfirmoi që testet në gjurin e Fofanas treguan se mbrojtësit fatkeqësisht i nevojitet një operim.
Mbrojtësi francez i është bashkuar Chelseat nga skuadra e Leicesterit për 81 milionë euro verën e kaluar.
“Wesley tani do të fillojë rikuperimin e tij dhe do të punojë me departamentin mjekësor të klubit në Cobham gjatë fazës së tij të rehabilitimit”, shkruante në deklaratën e Chelseat.
Është një tjetër lëndim ky për Fofanën, i cili e theu këmbën teksa ishte në Leicester në gusht të vitit 2021.
Më pas ai mungoi për më shumë se katër muaj sezonin e kaluar me një lëndim të gjurit të marrë në ndeshjen kundër Milanit në Ligën e Kampionëve.