UBT News

Ylli i Chelsea-t ka marrëveshje në parim me Barcelonën

Mbrojtësi spanjoll dhe kapiteni i skuadrës së Chelsea-t, Cesar Azpilicueta, ka një marrëveshje në parim që verën e ardhshme të transferohet te gjigandi katalunas Barcelona, raporton Gerard Moreno.

Sipas spekulimeve, thuhet se transferimi i yllit të Chelsea-t te “Blaugranët” është një marrëveshje e kryer.

Trajneri i ri, Xavi, e njeh Azpilicueta-n pasi që në të kaluarën kanë luajtur së bashku te Kombëtarja e Spanjës, dhe tani dëshiron me çdo kusht ta ketë në skuadrën e tij kapitenin e Chelsea-t.

Kontrata aktuale e Azpilicueta-s me Chelsea-n skadon në fund të këtij sezoni, ku mbrojtësi spanjoll që nga transferimi te “Blutë” e Londrës ka arritur të bëjë 449 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 14 gola dhe 56 asistime.

Exit mobile version