Jeremiah “Jerry” Harris, një nga yjet e “Cheer”, u dënua më 12 vjet burg nën akuzat për abuzim seksual me fëmijë. Ai u deklarua fajtor në shkurt për akuzat e pornografisë së fëmijëve dhe udhëtimit përtej kufijve shtetërorë me qëllim të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me një fëmijë.
Harris pranoi se kishte shkëmbyer fotografi të nudo me 10-15 fëmijë në tre shtete që ai e dinte se ishin të mitur.
Hetimi nisi nga një ankesë e një nëne nga Teksasi, djemtë binjakë të së cilës u abuzuan nga Harris./UBTNews/