Marka luksoze, “Tiffany & Co.” e ka zgjedhur yllin e pop-it, Jimin, si ambasador të ri të markës.
Këngëtari i BTS, emri i plotë i të cilit është Park Ji-min, do të shfaqet në kampanjën e parë për markën këtë pranverë, njoftoi marka e njohur.
Njoftimi u shoqërua me një foto të yllit i veshur me një kostum të zi dhe mbante një koleksion të byzylykëve “Lock” të markës. Ai është ylli i dytë i pop-it që ka lidhur marrëveshje me markën “Tiffany & Co” gjatë viteve të fundit. Në vitin 2021, Rose nga grupi i vajzave “Blackpink” u zgjodh ambasadore e markës.
Në një deklaratë për media, këngëtari tha se partneriteti me markën është “nder i madh për të”, teksa shtoi se kjo markë ka pasion për dizajn, inovacion dhe art./UBTNews/