UBT News

Ylli i “Breaking Bad” nis një kapitull të ri, fejohet me Kennedy Suarez

Aktori i njohur RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter “Flynn” White Jr. në serialin “Breaking Bad”, është fejuar me të dashurën e tij prej vitesh, Kennedy Suarez.

33-vjeçari i propozoi Kennedy-t në ditëlindjen e saj të 30-të, gjatë një eventi bamirës në Kaliforni.

Jam i emocionuar që kam gjetur partneren time. Kennedy është gjithçka për mua, mezi pres të fillojmë jetën tonë së bashku,” tha Mitte për People, ndërsa DailyMail shkruan se ai e konsideron këtë moment të veçantë.

Propozimi u bë gjatë edicionit të 56-të të Dia del Sol, ngjarje që mbështet organizatën UCP në San Diego, ku Mitte vepron si ambasador.

Kennedy, gjithashtu aktive në kauza sociale, pas fejesës shkroi: “Kam burrin e ëndrrave të mia në krah.”

Çifti jeton në Brownsville, Teksas, dhe bashkëpunojnë në aktivitete humanitare. RJ Mitte është president i fondacionit bamirës të familjes së tij me seli në Austin. Aktori ka qenë i angazhuar edhe në projekte të reja filmike.

Filmi i tij i fundit, “Westhampton”, pati premierën në Festivalin e Filmit Tribeca, projekti i ardhshëm, “Love Me Dead”, e sjell në ekran bashkë me Dove Cameron. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version