UBT News

Ylli i Bollywood-it lëndohet gjatë xhirimeve

Amitab Bachchan, një nga aktorët më të famshëm të Indisë, tha se u lëndua gjatë xhirimeve të një filmi.

80-vjeçari tha se grisi një muskul dhe kërc në brinjë gjatë xhirimeve të një skene aksioni për filmin e tij të ardhshëm “Project K” në qytetin jugor të Hyderabad-it.

Aktori përmes një shkrimi në blog njoftoi se po pushon në shtëpinë e tij në Mumbai dhe do t’i duhen disa javë derisa të shërohet.

Me mbi 200 filma në karrierën e tij mbi pesë dekada, Bachchan ka miliona fansa në gjithë globin./UBTNews/

Exit mobile version