UBT News

Ylli i Bayernit refuzon Barcelonën

Gjigandi katalunas Barcelona ka kontaktuar me Bayern Munichun për shërbimet e mesfushorit Marc Roca-n, raporton “tzmuenchen”.

Por, kjo kërkesë e Barcelonës është refuzuar nga vetë mesfushori spanjoll, pasi që ky i fundit dëshiron të qëndrojë me kampionin gjerman.

Pavarësisht minutazhës jo të kënaqshme, Roca ndjehet mirë në “Allianz Arena” dhe nuk ka menduar kurrë për tu larguar.

Po ashtu, paraqitjet e tij të fundit me skuadrën e kanë lënë të impresionuar trajnerin Julian Nagelsmann, i cili tani e sheh spanjollin si pjesë të skuadrës për sezonin 2021/22.

Që prej transferimit nga skuadra e Espanyolit te Bayern Munichu, Roca ka arritur të bëjë vetëm 16 paraqitje duke mos regjistruar asnjë gol dhe asnjë asitim.

Exit mobile version