Ylli i diskutueshëm i basketbollit, Dennis Rodman thotë se e ka në plan të vizitojë Rusinë për të kërkuar lirimin e Brittney Griner, yllit të WNBA, e cila u dënua me nëntë vjet burg për akuzat për drogë në fillim të këtij muaji.
“Mora leje për të shkuar në Rusi për ta ndihmuar atë vajzë”, tha Rodman për NBC News në një restorant në Uashington DC. “Do të përpiqem të shkojë këtë javë”.
Por vizita e tij konsiderohet e rrezikshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse Rodman shkon në Rusi, nuk do të jetë hera e parë që ai kryen diplomaci joformale me një udhëheqës ndërkombëtar që ka tensionuar marrëdhëniet me ShBA-në./UBTNews/