Gjiganti katalunas Barcelona do t’i rikthehet aksionit në La Liga këtë të diele, ku do të përballet me skuadrën e Sevillas.
Tani, është konfirmuar që sulmuesi Luuk de Jong do të mungojë në përballjen e Barcelonës me ish-klubin e tij Sevillan, pasi që ka testuar pozitiv me Covid-19.
Barça tregoi që pranë ndeshjes së La Ligas në stadiumin “Camp Nou”, holandezi e ka kontraktuar Covid-19, por që është në gjendje të mirë shëndetësore.
Sulmuesi 31 vjeçar ka qenë një zëvendësues i pa përdorur nga trajneri Xavi në tri ndeshjet e fundit të Barcelonës.
Që nga huazimi i tij nga Sevilla te Barcelona, këtë sezon De Jong ka arritur të shënojë gjashtë herë në 22 ndeshje për gjigantin katalunas.