Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, mesfushori i Barcelonës, Riqui Puig do të jetë largimi i radhës i Barcelonës këtë verë.
Puig do të lë futbollin evropian qysh në moshën 22 vjeçare, dhe besohet se do të transferohet në Ligën Amerikane (MLS).
Mesfushori spanjoll do t’i bashkohet LA Galaxy nga Barça në një kontratë të përhershme, dhe do të nënshkruajë marrëveshje tre vjeçare me skuadrën amerikane.
Që prej promovimit nga akademia, Riqui Puig ka arritur të bëjë 56 paraqitje në të gjitha garat për Barcelonën, duke regjistruar vetëm dy gola dhe tre asistime mbi emrin e tij.