UBT News

Ylli i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, flet për kohën e kaluar te Barcelona

Griezmann po shijon një periudhë të dytë të shkëlqyer në Madrid ku edhe është tani është golashënuesi kryesor i klubit.

Francezi iu bashkua Atletico Madrid fillimisht si huazim në 2021, përpara se të përfundonte një kalim të përhershëm në 2022.

Si pjesë e një interviste, Griezmann u pyet për kohën e tij në Barcelonë, nga 2019 në 2021. Ai vendosi të largohej përfundimisht nga Madridi në vitin 2019 dhe si kujtim ishte një vendim për të cilin është penduar.

“Vendosa të largohem sepse kisha arritur kufirin tim mendor. Më duhej të largohesha, dhe ju gjithmonë mendoni se jashtë është më mire. Doja të provoja, por pas disa muajsh, kuptova se nuk isha aq i lumtur sa në Madrid. Isha i zemëruar me veten time dhe më duhej të punoja shumë dhe të heshtja. Fernando Torres më tha kur u ktheva se nëse lija gjithçka në fushë, tifozët do të më respektonin sërish”, tha ai për Marca.

Ndër të tjerash francezi tha se ndihet i lumtur që është rikthyer prapë te kryeqytetasit dhe që do të jap maksimumin e tij./UBTNews/

Exit mobile version