Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Bukayo Saka ka nënshkruar kontratën e tij të re afatgjate me Arsenalin.
Pasi që kishin marrëveshje verbale që nga muaji shkurt, tani besohet se çdo gjë është nënshkruar dhe përmbyllur mes Sakas dhe Arsenalit.
Marrëveshja e re do ta mbajë Sakan te Arsenali deri në qershor të vitit 2028, ku ylli anglez do të vazhdojë qëndrimin në “Emirates” për pesë vitet e ardhshme.
Zyrtarizimi dhe komunikata nga klubi pritet të ndodhin shumë shpejtë, ku marrëveshja është arritur pas bisedimeve të gjata mes dy palëve.
Ky është lajm i mirë për “Topçinjtë”, pasi që klube të shumta ishin të interesuara në Sakan. Marrëveshja e kaluar e yllit anglez skadonte në vitin 2024.
Pas Ramsdale, Martinellit dhe Sakas, bisedimet po vazhdojnë për të rinovuar kontratat për William Saliban dhe Martin Odegaard.