Ylli amerikan i muzikës country, Luke Combs, ka folur ekskluzivisht për BBC News rreth arsyes pse muzika country po përjeton momentin e saj dhe se si ndryshojnë fansat e tij britanikë në shije muzike.
Sipas tij muzika country po arrin nivele të reja në Mbretërinë e Bashkuar dhe tani është zhanri me rritjen më të shpejtë midis dëgjuesve britanikë, duke arritur tre miliardë transmetime vetëm vitin e kaluar.
Combs tha se po krenohet kur sheh se ka më shumë se 25 milionë dëgjues mujorë në Spotify dhe 7.5 milionë ndjekës në Instagram.
Për Combs, interesi në rritje varet nga tërheqja universale i këtij lloji muzike.
“Unë thjesht mendoj se muzika country është një vend ku të gjithë mund të shkojnë dhe të shijojnë”, thotë këngëtari 35-vjeçar i nominuar për çmimin Grammy.
“Kur fillova, nuk kishte shumë artistë që vinin në Mbretërinë e Bashkuar dhe bënin turne në klube ose arena dhe punonin shumë. Kështu që kjo ishte ajo që ne gjithmonë përpiqeshim të bënim. Ishte sikur, nëse investojmë kohën dhe energjinë tonë për të ardhur këtu, fansat këtu do ta vlerësojnë këtë.”, vazhdoi ai.
Combs, i njohur për hite si “When It Rains It Pours”, ka udhëtuar për në Londër, ndërsa Grand Ole Opry i famshëm i muzikës country zhvendoset nga Nashville, Tennessee, për një shfaqje të veçantë të vetme në Royal Albert Hall./S.K/BBC News/