UBT News

Yll Gashi vazhdon me Bayern Munich deri në vitin 2028

Screenshot

Talenti me prejardhje nga Kosova, Yll Gashi, ka zgjatur zyrtarisht kontratën me Bayern Munich, duke u lidhur me klubin bavarez deri në verën e vitit 2028. Lajmi u bë i ditur nga Bayern Campus, i cili konfirmoi se sulmuesi 18-vjeçar do të vazhdojë zhvillimin e tij në radhët e kampionëve të Gjermanisë.

Gashi, i cili iu bashkua akademisë së Bayernit në vitin 2022, ka spikatur me paraqitjet e tij te grupmoshat e klubit. Sezonin e kaluar ai realizoi 11 gola dhe 5 asistime në garat e të rinjve, ndërsa debutoi edhe me ekipin e dytë të Bayernit.

Me këtë rinovim, Bayern konfirmon besimin e madh që ka te një prej talenteve më premtues me rrënjë kosovare, duke i ofruar mundësinë të vazhdojë rrugëtimin drejt ekipit të parë.

D.L

Exit mobile version