Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, dy yjet që dominuan futbollin për më shumë se dy dekada, po përballen me zbritjen e vlerës së tyre në treg, duke konfirmuar kështu fundin e një epoke të lavdishme në karrierën e tyre.
Messi zgjodhi të luajë në Amerikë me Inter Miami, duke u larguar nga futbolli evropian. Ronaldo u transferua në Arabinë Saudite te Al-Nassr, duke pranuar të luajë jashtë Evropës
Sipas “Transfermarkt”, Messi ka arritur pikën më të ulët të vlerës së tij në treg që nga viti 2006, duke u vlerësuar 30 milionë euro. Ronaldo është edhe më “i pikiatë”, me vlerën e tij të transferimit të vlerësuar vetëm 15 milionë euro, pavarësisht kontratës së pasur me Al-Nassr
Jude Bellingham, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe janë futbollistët më të vlerësuar aktualisht, secili me vlerë 180 milionë euro.
Bellingham renditet i pari për shkak të moshës së re, duke u ndjekur nga Haaland dhe Mbappe.
Vinicius Junior dhe Bukayo Saka plotësojnë “top 5” listën e futbollistëve më të vlerësuar.
Rënia e vlerës së Messi dhe Ronaldo në treg konfirmon fundin e një epoke të lavdishme në karrierën e tyre dhe ardhjen e një gjenerate të re të talentuar, që do të ketë sfidat e veta për të arritur sukseset e dy legjendave të futbollit./UBTNews/