Nëse i shihni veshjet e njëjta të yjeve, ju e kuptoni se nuk është veshja ajo që e bën të bukur një person, por anasjelltas. Secili nga personazhet e artikullit tonë ndjek me përpikëri stilin e tyre, qoftë ai klasik apo ekstravagant.
Kate Middleton and Meghan Markle
Meghan Markle dhe Kate Middleton kanë veshur të njëjtat fustane me dantella të krijuara nga Diane von Furstenberg. Dukesha e Kembrixhit zgjodhi një fustan të stilit maxi në darkën gala të organizuar nga Anna Freud NCCF, e cila merret me ndihmën psikologjike për fëmijët dhe adoleshentët. Meghan Markle zgjodhi një version më të shkurtër dhe mini të të njëjtit fustan 5 vjet më parë në një event të organizuar nga Qendra e Dizajnit Paqësor.
Sofie Valkiers and Blake Lively
Blogerja e modës Sofie Valkiers dhe aktorja Blake Lively janë të dy fanse të markës Dior dhe kanë zgjedhur të njëjtin fund. Valkiers e veshi atë në Javën e Modës në Paris në vitin 2019, ndërsa Blake zgjodhi këtë fund në një vizitë në zyrën franceze të markës Dior në vitin 2018.
Timothée Chalamet and Zendaya
Partnerët e fundit në filmin “Dune”, Zendaya dhe Timothée Chalamet, veshën kostume të ngjashme. Aktorja u shfaq në një darkë gala për The Humane Society of the United States në vitin 2016, kurse aktori u shfaq me këtë veshje në premierën e “Little Women”, tri vjet më parë.
Annabelle Wallis and Katy Perry
Ylli i “Tudors” dhe “Peaky Blinders”, Annabelle Wallis u shfaq me fustanin e kreatores Stella McCartney në Javën e Modës në Londër në vitin 2017. Një vit më vonë me këtë fustan dhe nga e njëjta kreatore u paraqit edhe Katty Perry.
Victoria Beckham and Meghan Markle
Meghan Markle u shfaq me këtë veshje në një ceremoni solemne në vitin 2019. Po atë vit këtë fustan e veshi Beckham në dasmën e futbollistit Sergio Ramos.
Kaia Gerber and Rihanna
Në sfilatën e Off-White në vitin 2017, vajza e supermodeles Cindy Crawford, modelja e re Kaia Gerber, u shfaq me këtë veshje, nga e cila duket se u inspirua Rihanna më vonë./UBTNews