Yjet Son Ye-jin dhe Hyun Bin u fejuan. Lajmin e dhanë përmes Instagramit të enjten. Ata luajtën bashkë në serialin e mirënjohur korean “Crash Landing on You”, që u bë një nga më të shikuarit si në televizionet koreane ashtu edhe në Netflix në vitin 2019.
Në shfaqje, Son luajti rolin e Yoon Se-ri, një trashëgimtare dhe biznismene e modës, e cila papritur hyn në jetën e personazhit të Hyun, Ri Jeong Hyeok, një oficer ushtarak i ndërgjegjshëm i Koresë së Veriut dhe djali i një zyrtari të rangut të lartë. Ata bëhen bashkë pas ndarjes së dy Koreve.
Kimia i bashkoi edhe në jetën reale dhe çifti pritet të martohet së shpejti, pasi e bënë publike lidhjen e tyre në fillim të vitit 2021.
Son publikoi një fotografi të një fustani nusërie miniaturë në Instagram, që e shoqëroi me mbishkrimin: “Mendova gjerë dhe gjatë rreth kësaj storie sepse është një nga më të rëndësishmet. E takova njeriun që dua ta kalojë jetën me të. Po, është ai… Ndodhi papritur… Por a nuk është ky fati?”
Son dhe Hyun janë në mesin e aktorëve më të famshëm të Koresë së Jugut dhe janë edhe fytyra të markave të njohura ndërkombëtare të cilat synojnë të depërtojnë në tregjet aziatike. Son ka bashkëpunuar me markat sikurse ajo italiane Valentino, ndërsa ishte ambasador i prodhuesit të orëve, Omega dhe Tom Ford Beauty./UBTNews