UBT News

Yjet e Premier Ligës angleze që kanë më së shumti trofe në karrierë

Premier Liga angleze është shtëpia e disa nga lojtarëve më të mirë në botë, e po ashtu ka edhe kabinetin më të madh me trofe.

Gjigandët anglez si Liverpooli, Manchester United e Chelsea kanë në skuadrat e tyre lojtarë me karriera të bujshme, shembull konkret transferimi më i ri i “Djajve të Kuq” Cristiano Ronaldo.

Në aspektin e trofeve, Ronaldo pozicionohet i pari në listën e trofeve të fituara, ku përgjatë karrierës së tij ka arritur t’i fitojë plot 32 sosh.

Më poshtë i gjeni lojtarët me më së shumti trofe të fituar në karrierat e tyre personale:

1.Cristiano Ronaldo – Manchester United – 32 trofe

2.Thiago Silva – Chelsea – 30 trofe

3.Thiago Alcantara – Liverpool – 26 trofe

4.Fernandinho – Manchester City – 26 trofe

5.Edinson Cavani – Manchester United – 24 trofe

6.Raphael Varane – Manchester United – 19 trofe

7.Lucas Moura – Tottenham Hotspur – 18 trofe

8.Mateo Kovacic – Chelsea – 17 trofe 

Exit mobile version