UBT News

Yjet e Hollywood-it në mbështetje të Izraelit

Figura të njohura nga bota e filmit dhe televizionit, në mesin e tyre edhe Gal Gadot, Jerry Seinfeld, Jamie Lee Curtis dhe Chrise Pine përmes një letre kanë shprehur mbështetjen e tyre për Izraelin.

Letra, e cila mori mbi 700 nënshkrime, u krijua nga organizata Komuniteti Krijues për Paqe dhe dënon vrasjet masive nga Hamasi.

Në letër thuhet: “Ky është terrorizëm. Është djallëzore. Nuk ka justifikim apo racionalizëm për veprimet e Hamasit. Këto akte barbare të terrorizmit duhet të dënohen nga të gjithë. Ka organizata terroriste liderët e të cilave bëjnë thirrje për vrasjen e hebrenjve çdokund”.

Gjithashtu i bëhet thirrje edhe komunitetit artistik të sigurohen se nuk po e përdorin platformën për të shpërndarë dezinformata rreth ngjarjeve që ndodhën javën e kaluar.

“Ne bashkëndjejmë me ata që po përjetojnë frikë dhe dhunë. Shpresojmë që së shpejti izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë krah për krah në paqe”./UBTNews/

Exit mobile version