HBO Max ka zbuluar foton e parë të personazheve kryesore të serisë “Harry Potter”, Daniel Radcliffe, Rupert Grint dhe Emma Watson. Ata shihen në xhirimet e speciales së ardhshme, “Harry Potter 20th Anniversary: Return to Hogwarts”, përcjell UBT News.
Në foto, treshja e dashur ulet në atë që duket të jetë dhoma e përbashkët e Gryffindor.
Të treve do t’u bashkohet në speciale një listë e gjerë e anëtarëve të kastit dhe krijuesve të filmave nga tetë filmat, duke përfshirë Helena Bonham Carter, Robbie Coltrane, Ralph Fiennes, Jason Isaacs, Gary Oldman, Tom Felton dhe të tjerë./UBTNews/
Yjet e “Harry Potter” bashkë për specialen e përvjetorit të serisë
