UBT News

Yjet e Bayernit e kopjojnë penalltinë e këngëtarit të njohur shqiptar

Rrjetet sociale janë bërë mjaft të rëndësishme në ditët e sotme.

Përmes tyre po bëhen virale me shpejtësinë e dritës ngjarjet e ndryshme dhe të pazakonta.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe tek gjiganti i futbollit gjerman, Bayern Munich, shkruan “Gazeta Express”.

Në fakt, klubi bavarez e ka zgjedhur një metodë të pazakontë së fundmi.

Klubi më i madh gjerman ua ka dhënë mundësinë fansave që t’i dërgojnë videot në të cilat ata godasin penallti apo gjuajtje të lira.

E më pas, ata mundohen t’i kopjojnë yjet e klubit gjerman.

Kjo sfidë është quajtur “Copy the Penalty”, ose “Kopjo penalltinë”.

Dy lojtarët gjerman, Joshua Kimmich dhe Serge Gnabry janë zgjedhur që ta kopjojnë penalltinë e këngëtarit të njohur shqiptar, Ardian Bujupi.

Kimmich vs. Gnabry | Copy the Penalty Challenge ft. Thomas Müller, Luva de Pedreiro, Ali471 & more!

Exit mobile version