UBT News

​Yamal përjashtohet nga kombëtarja spanjolle për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë

Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka njoftuar sot se Lamine Yamal nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, pas një ndërhyrjeje mjekësore të kryer pa njoftimin paraprak të stafit mjekësor të kombëtares.

Sipas njoftimit zyrtar të RFEF-së, Shërbimet Mjekësore të federatës janë shprehur të habitura dhe të shqetësuara pasi më 10 nëntor, në ditën e fillimit të grumbullimit, kanë mësuar se lojtari i Barcelonës i ishte nënshtruar një procedure invazive me radiofrekuencë për trajtimin e një shqetësimi pubik.

Federata thekson se procedura është kryer në mëngjesin e së hënës, ndërsa stafi mjekësor i kombëtares është informuar vetëm në orën 22:40, përmes një raporti që rekomandonte pushim për 7 deri në 10 ditë.

Duke pasur parasysh këtë situatë, dhe duke i dhënë përparësi shëndetit, sigurisë dhe mirëqenies së lojtarit, Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit ka vendosur ta lirojë Yamal nga grumbullimi aktual,” thuhet në deklaratën zyrtare.

RFEF i ka uruar 17-vjeçarit shërim të shpejtë dhe të plotë, ndërsa për momentin nuk është bërë e ditur nëse do të thirret një zëvendësues në vend të tij për ndeshjet e nëntorit./KP

Exit mobile version