Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, ka lavdëruar ekipin e tij pas fitores të thellë dhe bindëse ndaj Bayern Munich në Ligën e Kampionëve. Në ndeshjen e xhiros së tretë, Barcelona mposhti Bayernin me rezultatin 4-1, duke shfaqur një paraqitje të jashtëzakonshme.
Ekipi i trajnerit Hansi Flick ishte në formë të shkëlqyer, duke shënuar tri gola me Raphinha dhe një tjetër nga Robert Lewandowski. Kjo fitore i ka dhënë motivim të madh Yamalit, i cili është vetëm 17 vjeç, dhe e ka bërë atë të ndihet krenar për skuadrën e tij.
“Para kësaj ndeshjeje, ne tashmë po ndiheshim shumë të sigurt,” tha Yamal për “CBS Sports”. “Besojmë se jemi skuadra më e mirë në botë dhe mendoj se po e dëshmojmë. Ne do të shkojmë me të gjitha forcat tona dhe le të fitojë skuadra më e mirë në El Clasico,” përfundoi ai.
Katalanasit tani përgatiten për ndeshjen e rëndësishme ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu” të shtunën, më 26 tetor, në orën 21:00, duke pritur me padurim përballjen me rivalin e tyre të përjetshëm./UBTNews/