Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin ka folur sërish për largimin e Xherdan Shaqiri nga skuadra duke thënë se ai ishte një futbollist dhe person i jashtëzakonshëm.
“Më vjen keq për dorëheqjen e tij në të gjitha aspektet, sepse ai është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe gjithashtu e vlerësoj jashtëzakonisht shumë si person”, tha Yakin.
Shaqiri njoftoi largimin ne Zvicra menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Evropian të futbollit Euro 2024.