UBT News

​Yakin flet për Albian Hajdarin pasi la Zvicrën për Kosovën

epa09441230 Switzerland's head coach Murat Yakin arrives for a international soccer test match between Switzerland and Greece at the St. Jakob-Park stadium in Basel, Switzerland, 01 September 2021. EPA-EFE/JEAN-CHRISTOPHE BOTT

Trajneri i ekipit kombëtar të Zvicrës, Murat Yakin, ka reaguar pas vendimit të lojtarit Albian Hajdari për të luajtur për Kosovën, duke lënë pas përfaqësuesen zvicerane.

Yakin thekson se vendimi i Hajdarit është i respektueshëm dhe se nuk mund të ndikojnë mbi zgjedhjen e tij.

“Ne e pranojmë vendimin e tij; nuk mund ta ndikojmë atë,” tha Yakin, duke shtuar se komunikimi me lojtarin ka qenë i qartë dhe transparent.

Trajneri gjithashtu ka folur për rastin e lojtarit tjetër, Cameron Puertas, i cili dëshiron të luajë për Zvicrën, por ende nuk ka pasaportën zvicerane.

Procesi i natyralizimit të tij po vazhdon dhe autoritetet zvicerane pritet të japin një përgjigje në tetor.

“Aplikimet janë dorëzuar,” tha Adrian Arnold, duke konfirmuar se pasaporta e Puertas mund të merret së shpejti.

Yakin nënvizoi se Federata Zvicerane nuk do të ndryshojë qasjen për të nxjerrë lojtarë vetëm për shkak të përfitimeve të menjëhershme sportive.

“Ne nuk duam të nxjerrim lojtarë vetëm për të luajtur për ne. Ne mbështetemi te merita. Pak ndeshje të luajtura nuk e lejojnë këtë. Për ne, kualifikimi është ajo që ka rëndësi. Rruga sportive është gjëja më e rëndësishme,” përfundoi trajneri./S.K/KP/

Exit mobile version