Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin e ka lavdëruar maksimalisht mesfushorin Granit Xhaka për të cilin ka thënë se e sheh edhe si trajner të kësaj kombëtareje në të ardhmen.
Në afatin kalimtar veror, Xhaka braktisi Arsenalin për të kaluar në Bundesligë të Bayer Leverkusen, skuadër me të cilën e ka nisur mjaftë mirë edicionin e ri.
Transferimin e tij në Gjermani, Yakin e ka cilësuar si vendim të duhur për futbollistin nga Kosova.
Për më tepër, Yakin ka thënë se me cilësitë që posedon, Xhaka në të ardhmen mund të jetë trajner i Zvicrës.
“Më vjen mirë për të gjitha opinionet dhe pikëpamjet e tij. Me njohuritë dhe përvojën që ka, nuk kam asnjë dyshim që Graniti mund të jetë një trajner i suksesshëm. Por ai nuk është i vetmi. Këtë e them edhe për Manuel Akanjin. Për mua ai është i paracaktuar të bëjë një karrierë trajneri”, ka thënë Yakin.
I pyetur se cilin prej kë tyre dy futbollistëve e sheh si pasues të tij, Yakinn tha:
“Në një moment i besoj absolutisht të dyve”.
Ndryshe, më 9 shtator, Zvicra do të ballafaqohet me Kosovën në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.