Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë zhvilluar një takim të zgjeruar në të cilin kanë theksuar forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Gjatë takimit, Putin deklaroi se bisedimet me homologun kinez kanë qenë “thelbësore”, duke e cilësuar partneritetin Rusi-Kinë si shembullor. Ai tha se qëllimi i bashkëpunimit mes dy vendeve është mirëqenia e popullit rus dhe atij kinez, derisa shtoi se Moska dhe Pekini do të vazhdojnë të zhvillojnë bashkëpunimin dypalësh dhe koordinimin në platformat ndërkombëtare, përfshirë grupin BRICS.
Nga ana tjetër, Xi Jinping theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe Rusisë kanë hyrë në një fazë të re të progresit dhe zhvillimit më të shpejtë. Ai ritheksoi përkushtimin e Pekinit për promovimin afatgjatë, të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të lidhjeve mes dy vendeve, duke shtuar se baza e besimit të ndërsjellë po bëhet gjithnjë e më e fortë.
Takimi mes dy liderëve vjen vetëm pak ditë pasi në Kinë për vizitë qëndroi edhe Donald Trump./BBC/
