UBT News

Xhudo i sjellë Kosovës një tjetër medalje të artë, Loriana Kuka triumfon në European Open të Sarajevës

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka ka arritur të fitojë medaljen e artë në European Open të Sarajevës.

Në rrugëtimin drejt së artës, Kuka në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë e mposhti me Wazaari dhe Ippon turken Serdem Daharli.

Në fazën e çerekfinales, Loriana e mposhti me Ippon xhudisten holandeze, Lieke Derks, kurse në gjysmëfinale triumfoi me Wazaari kundër kroates Petrunjela Pavic.

Në finale, Kuka u përball me xhudisten italiane Linda Politi, të cilën e mposhti në vazhdime, kështu duke ia siguruar një medalje tjetër Kosovës.

Krahas Loriana Kukës sot gara zhvilluan edhe Arbër Kullashi e Shpati Zekaj, por që garat për të dy kanë përfunduar.

Pas medaljes së artë dhe asaj të argjendtë të Distria Krasniqit, tani Loriana Kuka i bashkohet Krasniqit si dy xhudsitet që në vitin 2022 i kanë siguruar Kosovës deri tani plot tre medalje.

Exit mobile version